Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Përveç gjobave, për protestën e “Monstrës” do të ketë edhe kallëzime penale

Përveç gjobave, për organizatorin dhe disa pjesëtarë të protestës për rastin “Monstra”, do të ketë edhe kallëzime penale, njoftoi në konferencën për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Kallëzimet penale janë për mosrespektim të protokolleve për mbrojtje nga Covid-19 dhe për dëmtim të pronës shtetërore dhe të veturave të policisë.

“Protestat të cilat mbahen, janë e drejtë demokratike për të shprehur pakënaqësinë, por, asnjëherë nëpërmjet tyre nuk duhet të shkelen ligjet dhe rregulloret. Është e vërtetë se është parashtruar denoncim edhe për organizatorin e protestës, pasi para se gjithash nuk u janë përmbajtur masave për mbrojtje të shëndetit dhe nuk janë respektuar as protokollet. Megjithatë, do të ketë kallëzime penale edhe për pjesëtarët e protestës, të cilën kanë dëmtuar pronën shtetërore, kanë dëmtuar veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Spasovski.

Postime të ngjashme

Rrahu një femër, Policia arreston pejanin

D V

Tentativë grabitje në Durrës/ 27-vjeçari futet me forcë në banesën e një gruaje e godet me grusht dhe e kërcënon me thikë, arrestohet nga policia

D V

Shqiptari në Greqi që vrau gruan: Kam prova që më tradhtonte

D V

Aksident i rëndë afër kufirit të Bllacës, rrokulliset kamioni

D V

Ndërron jetë një i burgosur në Idrizovë

D V

Arrestohen dy persona të kërkuar nga policia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...