Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Përveç në fushata zgjedhore, sa herë e keni takuar deputetin tuaj?

Shkup, 7 shkurt – Gjysmë viti pas formimit të shumicës së re parlamentare, Kuvendi ende nuk ka hapur zyrat e deputetëve nëpër komuna për të komunikuar me qytetarët. Edhe pas tentimeve të shumta nga Alsat për të marrë informata më të detajuara rreth funksionimit të zyrave të deputetëve, nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, por edhe nga kabineti i sekretarit të përgjithshëm Cvetanka Ivanovska, nuk u përgjigjën. Nga ana tjetër, qytetarët shumë pakë janë të informuar për ekzistimin e zyrave të deputetëve, por edhe për rolin e tyre.

“Asnjëherë nuk i kemi vizituar e asnjëherë nuk e dimë se ekzistojnë. As nuk jemi të informuar se ka zyra”.

“Deputetët kurrë, vetëm kur vijnë zgjedhjet mundohen ti marrin votat, atëherë i marrin votat edhe popullin se presin. Që 20 vite jemi duke hequr me këto, e kotë që i hapin zyrat kur edhe nëse shkon tek ata nuk të pranojnë në zyrë”.

“Jo bre nëpër zyra! Kush i pyet qytetarët se çfarë halli kanë”.

“Ekzistojnë, por për ti vizituar nuk i kemi vizituar, nuk kemi pasur rast”.

Disa nga qytetarët mendojnë se komunikimi i deputetëve me qytetarët është tepër i rëndësishëm për demokracinë e vendit.

“Po sepse do të ketë mundësi për interaksion”.

“Mendoj se demokracia tek ne ende nuk ka filluar të jetojë në kuptimin e vërtetë të fjalës, respektivisht participimi i qytetarëve në sjelljen e vendimeve edhe pse deputetët dalin nga populli”.

Sipas ekspertëve, funksionimi Zyrave të deputetëve, deri më sot nuk ka dhënë efektin e duhur. Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci thotë se sipas hulumtimeve të fundit të publikuara në vitin 2020, zyrat e deputetëve i kanë vizituar vetëm 10% e qytetarëve.

Gjysma e deputetëve janë të panjohur për qytetarët në njësinë zgjedhore ku janë zgjedhur të njëjtët. Që do të thotë se nuk e dinë kush i përfaqëson. Rreth 20% mendojnë se duhet sa më shpesh të ketë takime me qytetarët dhe deputetët të jenë më të arritshëm. Tek qytetarët ekziston nevoja që të jenë të informuar dhe është e dukshme se nuk janë të kënaqur mjaftueshëm nga deputetët – tha Marko Trashanovski, Instituti për Demokraci.

Sipas Trashanovskit, interesi i ulët i deputetëve për të komunikuar me qytetarët, është si rezultat i modelit zgjedhor aktual. Sipas tij nëse do të kishte model zgjedhor me lista të hapura, atëherë deputetët do të kishin më shumë interes të takohen me qytetarët. Kuvendi do të duhet të ndajë 75 zyra nëpër komuna dhe vendbanime të ndryshme, që deputetët të kenë mundësi të takohen me votuesit e tyre. Disa prej këtyre zyrave mund ti ofrojnë komunat, për të cilat nuk do të duhet të paguhet qira, por vetëm shpenzimet dhe të punësuarit administrativ, por për disa prej zyrave Kuvendi do të duhet të paguaj edhe qiranë.

Postime të ngjashme

DMSH i mobilizon ekipet për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret, thirrje për t’u përfshirë edhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse

D V

Rektorati I Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup me apel për vaksinimin e stafit dhe studentëve të UNT-së

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...