Shkup, 27 korrik – Përzgjedhja e zv/ministrave nga ana e Kuvendit të RMV, është edhe hapi final i cili ka dërguar deri në kompletimin e tërësishëm të përbërjes Qeveritare. Por si zakonishtë zv, ministrat në vendin tonë llogariten si persona jo shumë të rëndësishëm, e që sipas politikologëve është një hap i gabuar që është ndërtuar në përceptimin tonë politik.
Sipas Profesorit Universitarë Ariton Rama, edhe zëvendës ministrat duhet të jenë potencial i mirë, me qëllim që të jenë kuadër më produktiv politik, dhe jo vetëm të kenë rolin e një zëvendësuesit të thjeshtë të ministrave. Sipas Ramës e mira e gjithë kësaj është se janë kuadro te reja, dhe në vete bartin poste të rëndësishme, ku sipas ligjeve ekzistuese, kanë edhe fuqi të mjaftueshme veprimi.
“Duhet ta shikojmë këtë në dy prizma, dhe prizmi i parë e që është shumë positive është fakti se 75 për qind prej tyre janë figura të reja politike. Presim që këto dëshmi dhe këto synimet tona të cilat i kemi ndaj tyre ta dëshmojnë në bazën e punës. Kanë mjaftueshëm kohë të reflektojnë dhe ta ndërtojnë një lloj platforme, sepse zëvendës ministër në bazë të ligjit për administratë dhe qeverisjen ka kompetenca të mjaftueshme për ta dëshmuar, dhe për të ndikuar në hartimin e politikave përkatëse në sektorët ku ato përfaqësohen”, u shpreh profesori universitar Ariton Rama.
Sipas Ramës duhet të meret modeli amerikan ku zëvendësi është paralelishtë me bartësin e proceseve. Sipas tij çdo pozitë duhet kuptuar me shumë seriozitet, dhe duhet të kenë edhe përgjegjësi. Rama poashtu thekësoi se më brengosëse ka qenë fjalori i deputetëve të cilën e kanë përdorur në foltoren e Parlamentit, gjatë emërimit të zv/ministrave, e ku sipas tij qasje e tyre duhet të jetë argumentuese.
“Qasja padyshim se duhet të jetë argumentuese, ndërsa unë nuk po shoh argumente politike nga të dyja taboret. Pra është koha e duhur që të eliminohet ngritja e urrejtjes sidomos ndërpartiake sepse kjo pastaj po reflekton edhe në interesat e përditshme nga qytetarët. Politika është e tillë, politika është një lloj përditshmërie vepruese profesionale ku kemi pozitë dhe opozitë, kemi parlamentarizëm, e parlamentarizmi nënkupton hapjen e qasjeve, ideve dhe argumentimeve PRO dhe KUNDËR, por jo në atë që tani po e shoh me akuza shumë personale”, theksoi Rama.
Sipas Ramës, deputetët duhet ta kuptojnë rolin e tyre, të shpalosin ide, të kenë qasje argumentuese dhe konstruktive, e më pastaj ajo të trajtohet si tezë politike, por jo si një frymë e urrejtjes për tema të cilat janë të egzagjëruara.