Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Pesë arrorët më të mirë për diabetikët, ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak

Stili i jetesës dhe ushqyerja në veçanti ka një ndikim mjaft domethënës personat me diabet të tipit 2.

Dhe konsumi i arrorëve është tejet i preferueshëm, pasi ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

Bajamet
Studimet thonë se konsumi i rregullt i bajameve ndikon pozitivisht në nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, bajamet ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke ulur nivelin e kolesterolit të keq.

Arrat
Arrat përmbajnë shumë kalori, por studimet thonë se ato nuk kanë një ndikim të madh në peshën trupore. Konsumi i rregullt i arrave ul nivelin e kolesterolit të keq dhe si rrjedhojë mbron zemrën. Ekspertët këshillojnë se njerëzit që konsumojnë arra kanë një rrezik të përgjysmuar që të preken nga diabeti.

Shqemet
Shqemet përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet thonë se një regjim ushqimor i pasur me shqeme ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin e keq. Shqemet nuk kanë një ndikim negativ tek niveli i glukozës apo pesha.

Fistikët
Fistikët ofrojnë shumë energji por edhe yndyrna të shëndetshme dhe fibër. Diabetikët që konsumojnë fistikë rregullisht kanë nivele të ekuilibruar të kolesterolit në trup. Ky arror është shumë i rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Kikirikët
Kikirikët janë një burim i mirë i proteinës që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Konsumi i rregullt i kikirikëve ndihmon diabetikët të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit dhe oreksin. Një gjë e tillë ndihmon me rënien në peshë, gjë që ka një ndikim domethënës tek rreziku i prekjes nga diabeti. / Agroweb

Postime të ngjashme

Si kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin, me kalimin e kohës!

Dafina Vidishiqi

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Dafina Vidishiqi

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

Koreja e Jugut do t’i përziejë dy vaksina të ndryshme për shkak të vonesës në furnizim

Lea Muslija

Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

Dafina Vidishiqi

Si të lehtësoni dhimbjet e kockave dhe nyjeve?

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...