Pesë emigrantë janë gjetur në një kamion në vendkalimin kufitar Bogorodicë mbrëmë rreth orës 01:30. Emigrantët i paraqiti shoferi i kamionit.
Gjatë bisedës me ta, ata sqaruan se derisa shoferi ndodhej në pauzë në kufirin grek, ata kanë hyrë në pjesën e pasme të rimorkios.
“Sot rreth orës 01:30 në vendkalimin kufitar Bogorodicë, për hyrje në shtet I.A.(27) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin ngarkues ‘skania’ me targa të Kosovës, ka paraqitur tek nëpunësit doganorë se dikush ndodhet në kamion. Nga ana e nëpunësve doganierë, gjatë kontrollit, janë gjetur pesë emigrantë. Me ta është kryer bisedë, ku kanë sqaruar se derisa shoferi ndodhej në pauzë në kufirin grek, ata kanë hyrë në pejsën e pasme të rimorkios. Emigrantët janë dërguar në Qendrën tranzitore të pranimit Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme”, ceket në buletinin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.