Agjencia Zhurnal.mk

Pesë këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që gullashi gjithmonë të jetë i mirë

Lirisht mund të ftoni miqtë në një gullash të përsosur, sepse kemi zbuluar sekretin se si ta gatuani

Qe se çfarë deri tani keni bërë gabimisht:

Zgjidhni copën e mishit të keq

Në gullash mund të qitni copëza të cilitdo lloj mishi. Gullashin klasik, megjithatë, më së miri është ta zini nga mishi i viçit madje nga copa mishi me “muskuj”, të cilët njëherësh janë edhe më të përshtatshëm.

Më saktë, fjala është për copat nga muskujt e gjurit, nëngjurit, shpatullës së përparme dhe qafës, transmeton Telegrafi.

Zierja shumë e shkurtër e mishit

Kjo praktikisht nuk është e mundshme të bëhet. Mos shpejtoni me zierjen. Përkundrazi, pasi që të keni zgjedhur copën e përshtatshme të mishit, bëni përpunim të gjatë termik në temperatura mesatare.

Zierja për shumë orë do të zbutë edhe copën më të fortë të mishit dhe do ta shndërrojë në masë xhelatinoze e cila do t’ju shkrihet në gojë.

Mos e fërkoni mishin me spec

Speci i bluar i ëmbël është erëz e pashmangshme në zierjen e gullashit. Mirëpo, në vend që ta shtoni në salcë, me të fërkoni copëzat e mishit të gullashit dhe fërgoni në pak vaj.

Karamelizimi i mishit në kombinim me aromën e specit do të avancojë shijen e gjithë gullashit.

Perimet i qitni njëkohësisht si edhe mishin

Perimeve i nevojitet më pak kohë për përpunim termik sesa mishit. Nëse i qitni njëkohësisht, nuk do të jeni të kënaqur me rezultatin.

Karotën, selinon, dhe perimet e tjera rrënjore më së miri është t’i qitni në tenxhere me mishin përafërsisht 45 minuta deri në një orë para përfundimit të zierjes.

Nëse qitni bizele në gullash, ato mund t’i shtoni njëzet minuta para përfundimit të zierjes.

Përdorni përzierje erëzash të gatshme të perimeve të thata

Gullashi klasik duhet të ketë shijen e specit të ëmbël dhe kuminit. Nëse e zieni bashkë me kripën dhe piperin në të mund të qitni edhe degëza temjani, si edhe fletë dafine.

E zieni me përzierje të gatshme erëzash nga perimet e thata, nuk do të arrini atë subtilitet të shijes. Përkundrazi, do të mund të shkatërroni mundin disaorësh dhe shijen intensive.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...