Agjencia Zhurnal.mk

Pesë persona lëndohen në një aksident në magjistralen Kërçovë – Ohër

Në datën 05.08.2020 në orën 11.15 është denoncuar se në magjistralen Kërçovë – Ohër, ndërmjet fshatit Izdegllavje dhe fshatit Pesoçanë, ka ndodhur aksident ndërmjet automjetit të udhëtimit “Opel Korsa”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.R.(34) nga Kumanova dhe automjeti i udhëtimit “Folksvagen Pasat”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.S.Q. (51) nga Shkupi.

Në fatkeqësi, M.R. ka marrë lëndime të rrënda trupore, ndërsa H.V.(23) nga Kumanova, bashkëudhëtar në automjetin “Opel Korsa”, M.S.Q. dhe dy persona të mitur bashkëudhëtarë në automjetin “Folksvagen Pasat” kanë marrë lëndime trupore, të cilat u konstatuan në spitalin “Sh.Erazmo” në Ohër dhe në Spitalin e Përgjishëm të Ohrit, ku janë dërguar për t’ua dhënë ndihmën mjekësore.

Është kryer hetim në vendin e aksidentit nga ekipi hetues i SPB-Ohër.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...