Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Pesë persona për pesë ditë dhunojnë një femër në Prishtinë, e detyrojnë të konsumoj substanca narkotike

Një femër ka raportuar se më datë 30 prill një person pa dëshirën e saj e kishte marrë duke e dërguar në një shtëpi të pabanuar dhe së bashku me katër persona të tjerë dyshohet se e kishin dhunuar si dhe e kishin detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05 maj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Postime të ngjashme

Në Shkup 192 kundërvajtje trafiku, 31 për vozitje të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Shqiptari nga Kosova vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë para syve të fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, dyshohen për veprën penale “trafikim me njerëz”

Dafina Vidishiqi

Arrestohet një 26 vjeçar te i cili janë gjetur 44 pako me marihuanë

Dafina Vidishiqi

188 shoferë të sanksionuar për parakalim të parregullt, 1/3 nga Tetova

Zekirija Haxhiu

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...