Agjencia Zhurnal.mk

Pesë raste të sulmeve ndaj femrave brenda 24 orëve

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të sulmeve ndaj femrave.

Rastet e dhunës ndaj femrave kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë.

Lexoni të plotë raportin e Policisë lidhur me rastet e sulmit ndaj femrave:

Prishtinë, 24.07.2020-18:00. Më 26.07.2020 viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Rr “Dardania”, Fushë Kosovë 26.07.2020-13:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje . 

Pejë, 26.07.2020-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht kunatën e tij viktimën femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Vushtrri 25.07.2020 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. “Ulqini” Mitrovicë Jugu 26.07.20020-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull rom shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka mbajtur pa vullnetin e saj viktimën shtetase e huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Ambasadat përkatëse. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...