Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Pesë të arrestuar gjithsej/ Pa patentë,18-vjeçari merr furgon me qira, kapet me klandestinë

Brenda pak orësh goditen 2 raste të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. B., 29 vjeç, A. R., 37 vjeç dhe J. Sh., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ata u kapën përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me dy mjete do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm.

Në afërsi të fshatit Vanistër, 4 të rinjtë u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Ford” dhe “Volkswagen”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet.

Brenda një kohe të shkurtër është goditur edhe një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Çarçovë-Përmet, në afërsi të fshatit Munishtir, duke transportuar 6 shtetas të huaj me një mjet tip furgon të marrë me qira, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Postime të ngjashme

Rama i kthen përgjigje Bashës: Shqiptarët duan bashkim, pse ti jo?

N E

Balla: “Nga 1 qershori s’do të kemi asnjë lloj kufizimi”

N E

Shqipëria renditet e treta në Europë për pordorimin e kokainës

N E

Olta Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

N E

KQZ: Rezultati i zgjedhjeve do të shpallet më 26 prill në orën 08:00

N E

Meta vlerëson Kostandin Kristoforidhin me titullin “Nderi i Kombit”: ‘Zgjohuni shqiptarë!”, jehon thirrja e tij dhe e të gjithë etërve të Kombit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...