Në datën 11.01.2021 në orën 17.45 në autostradën Tetovë-Gostivar, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtimit “BMW” me targa nacionale të Sllovenisë, i drejtuar nga A.L.(35) nga Tetova në të cilën bashkëudhëtarë ishin F.H.(42) nga fshati Pirok, D.F.(50) nga fshati Pallçisht i Epërm, dhe S.M.(40) nga fshati Pirok, automjeti i udhëtimit “Audi” me targa të Kroacisë i drejtuar nga S.S.(46) nga fshati Pirok, Tetovë dhe automjeti udhëtimit “Reno” me targa të Sllovenisë i drejtuar nga B.B.(41) nga fshati Polloshkë, Gostivar. Pas aksidentit A.L., F.H., D.F., S.M. dhe S.S. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, ku tek personat me inicialet F.H. dhe S.S. janë konstatuar lëndime të rrënda trupore. Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes.