Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Haraçinë

Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate në Haraçinë të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë lënduar pesë persona.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, mes një makine “VW Golf karavan” me targa të Shkupit dhe “VW Golf 3”, me targa të Kumanovës.

“Në aksident është lënduar rënd një pasagjere nga makina Golf-3, 54-vjeçarja me iniciale A.M. nga Shkupi, ndërkaq lehtë është lënduar një pasagjere e mitur dhe pasagjeri 20-vjeçar me iniciale I.Sh. nga makina e njëjtë, si dhe shoferët e dy makinave”, njoftojnë nga MPB.

Related posts

Po peshkonte në lumë/ 55-vjeçari ndërron jetë pasi prek telat elektrikë

D V

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga Policia për një tentim vrasje

D V

Dyshohet se vodhën një veturë, arrestohen dy të mitur

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More