Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pesë të vdekur nga zjarri në fabrikën për prodhimin e vaksinave në Indi

Së paku pesë persona vdiqën nga një zjarr që shpërtheu në një fabrikë që ishte në ndërtim e sipër në Indi.

Fabrika ishte e Institutit “Pune at Serum”, që është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, i cili po i prodhon edhe vaksinat e AstraZeneca-s dhe Universitetit të Oksfordit kundër Covid-19.

Murlidhar Mohol, kryetar i qytetit Pune të rajonit Maharashtra, tha se pesë trupa u gjetën nën rrënoja pasi zjarrfikësit e shuan zjarrin. Sipas tij, ka mundësi që viktimat të kenë qenë punëtorë të ndërtimtarisë, të cilët po punonin për ndërtimin e fabrikës.

Ky zyrtar shtoi se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe nuk është e qartë çfarë dëmesh janë shkaktuar në ndërtesë, shkruan The Guardian.

Shefi ekzekutiv i këtij prodhuesi të vaksinave, Adar Poonwala, tha se është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e jetës së njerëzve. Sidoqoftë, ai tha se nuk do të ketë pakësim të prodhimit të dozave, sepse kompania ka fabrika të tjera të gatshme për prodhim.

Zyrtarët e kompanisë thanë se zjarri ndodhi në fabrikën ndërtimi i së cilës kishte për synim që të shtohej kapaciteti prodhues. Megjithatë, shtuan se zjarri nuk do të ndikojë në prodhimin e rreth 50 milionë dozave.

Postime të ngjashme

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të renda

R Zh

CMG-ja: Një vend, dy sisteme, mënyra më e mirë institucionale për stabilitetin afatgjatë në Hong-Kong

R Zh

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...