Agjencia Zhurnal.mk

Peshk në furrë me borzilok dhe djathë

Përbërësit :

4 levrekë ose peshk tjetër sipas dëshirës,

bukë e thekur e grirë, djathë Parmigiano i grirë,

kripë-piper sipas nevojës,

borzilok,

pomodorini (domate qershi),

vaj ulliri dhe hudhër.

Përgatitja:

Ndezim furrën me 180°C.

Në një tigan ngrohim 2-3 lugë vaj ulliri me një thelb hudhër.

Sapo vaji të jetë nxehur, shtojmë domatet të ndara në mes dhe i skuqim dhe këto për 2-3 minuta me flakë të lartë. I kriposim dhe i lëmë mënjanë.

Në një tas përziejmë djathin e grirë, bukën e thekur të grirë duke pasur parasysh që për dy lugë bukë të thekur do të hedhim 1 lugë djathë të grirë.

Shtojmë borzilok të freskët të copëtuar me dorë, 2-3 lugë vaj ulliri dhe i përziejmë mirë me dorë.

Mbulojmë me to filetat e peshkut, të cilat i kemi vënë në tavë të lyer me vaj ulliri ose me letër furre dhe i kemi rregulluar më parë për kripë e piper.

I pjekim në furrë për 30/35 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë. I shërbejmë të vakëta me domatet e skuqura. Ju bëftë mirë ! Living

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...