Petar Petkoviq nesër merr pjesë në takimin e Kurtit me Vuçiqin: Ja skenari i Serbisë për këtë takim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e nesërm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel do të insistojë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha sot drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

 

“Pa formimin e Asociacionit, pa të drejtat kolektive që serbët në Kosovë duhet t’i marrin, nuk mund të flasim për ndonjë normalizim të marrëdhënieve”, u tha ai gazetarëve në Beograd.

Petkoviq, i cili do të jetë në Bruksel nesër si anëtar i delegacionit të Beogradit tha se do të insistojnë në çështje të tjera të rëndësishme në Bruksel, përfshirë çështjen e të zhdukurve.

Ai tha se Kurti s’mund t’i tregojë Serbisë se kë duhet ta ketë në delegacion, duke iu referuar kërkesës që Kurti e pati në takimin e 15 qershorit me Vuçiqin për ta përjashtuar Veljko Odalloviqin nga delegacioni serb.

Related posts

Kurti: Statusi i Kosovës është vendosur, dialogu ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e ardhshme me Serbinë

D V

Kosova regjistron 2 viktima dhe 8 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com