Petër Bosz e fton në skuadrë, Shaqiri pritet të debutoj të premten me Lyonin

Xherdan Shaqiri ka kompletuar transferimin te Olympique Lyon vetëm tri ditë më parë.

 

Por përkundër se ka vetëm një stërvitje me ekipin, ylli nga Kosova do të debutoj qysh këtë javë me fanellën e skuadrës së re.

Lyon do të përballet me Nantes në udhëtim në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1.

Trajneri i Olympique Lyon, Peter Bosz ka publikuar listën me 21 futbollistët e ftuar për këtë sfidë të rëndësishme.

E në mesin e 21 lojtarëve të ftuar, aty është edhe emri i Xherdan Shaqirit i cili pritet të ketë disa minuta.

Mediat në Francë kanë raportuar se Shaqiri nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë, por pritet inkuadrimi i tij nga banka rezervë.

Lyon do të përballet me Nantes të premten (nesër) me fillim nga ora 21:00 në Stade de la Beaujoire të Nantes.

Related posts

Gruaja e Dustin Poirier nuk ngurroi t’ia tregonte gishtin e mesit McGregorit që po qëndronte i shtrirë në dysheme

D V

Man City është ende larg çmimit të kërkuar nga Tottenhami për Kane

D V

Gjithçka gati per Mega spektaklin e boksit profesionist ne Pejë

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com