Agjencia Zhurnal.mk

Peter: Qeveria është pozitivisht e orientuar ndaj investitorëve

Shkup, 5 qershor, zhurnal.mk – Qeveria është pozitivisht e orientuar ndaj investitorëve, ndërmori mjaft aktivitete, ndërsa plani për rritje ekonomike është një prej tyre për të cilin bënë përmirësim, vlerësoi sot Shtefan Peter, kryetar i Këshillit të investitorëve të huaj pranë Odës ekonomike të Maqedonisë dhe kryetar i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni.

Ai, në përgjigjen e pyetjes në pres-konferencën e sotme në Odën ekonomike të Maqedonisë, porositi se dëshiron të japë vlerësime për Qeverinë në gjysmën e mandatit të saj dhe theksoi se në “Librin e bardhël” që Këshilli për investues të huaj e lëshoi në dhjetor të vitit të kaluar ka disa rekomandime që i janë paraqitur kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të çështjeve ekonomike.

Përkujtoi se kryeministri në disa raste theksoi se viti  2019 do të jetë vit ekonomik dhe se fokusi i tij do të orientohet drejt ekonomisë.

“Mendoj se tashmë ka bërë disa hapa në muajt e fundit. Presim këtë ta vazhdoj me temp të përforcuar deri në fund të vitit, por edhe në vitin 2020. I lus gjithmonë kolegët e mi të jenë më të durueshëm për shkak se rritja ekonomike nuk vjen nga një muaj në tjetrin, por nevojiten vite. Të gjithë së bashku-kompani vendore, investuesit e huaj dhe Qeveria duhet të punojmë në këtë drejti”, theksoi Peter.

Ai potencoi se nuk është adhurues i statistikës, e cila siç tha, i përket diçkaje që ka ndodhur më parë dhe nëse e orientoni drejtimin mund të manipuloni me të dhëna statistikore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...