Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Petkoviç: As Haradinaj nuk beson më në kërcënimet e tij

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç, me rastin e përsëritje së kushtëzimit të kreut të AAK Ramush Haradinaj për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, se duket që as vetë Haradinaj më nuk beson në kërcënimet dhe gjendet në situatë pa krye, shkruan “Blic”.

“Ka projekte që janë gjykuar për të dështuar edhe para se realizimi i tyre të fillojë formalisht, një i tillë është ëndrra e Haradinajt që Beogradi të detyrohet të njoh Kosovën dhe ëndrra e vjetër e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, ka thënë ai në kumtesën e zyrës.

Vetëm para pak dite, ai kushtëzoi NATO dhe BE që do të “krijojë Shqipërinë e Madhe” nëse nuk merr anëtarësim të plotë brenda tri viteve, ndërsa tash thotë se do bashkohen nëse Vuçiq nuk njeh Kosovën”.

“Çka pason? A do të kërcënoj Haradinaj me bashkimin me Shqipërinë nëse partnerët e BE dhe ShBA nuk sigurojnë vaksinën kundër virusit? –pyeti ai.

Petkoviç shtoi se Haradinaj është i vetëdijshëm se presioni ndaj presidentit Vuçiq është i kot kur bëhet fjalë për dëshira të dikujt për njohje të Kosovës.

“Kështu kërcënimet më të reja dhe kushtëzimi që Serbia të njoh shtetin e rrejshëm kanë për qëllim që ai të fitoj edhe ndonjë votë më shumë nga trupi ekstrem në zgjedhje në mungesë të politikës reale”, shtoi Petkoviç.

Sipas tij, Vuçiq është therrë në sy për shumë kënd pasi mbron interesin serb dhe rezultateve në ekonomi, shëndetësi dhe ri-afirmim politik të vendit.

“Serbia është shtet i pranuar edhe serioz dhe do vazhdoj të angazhohet për politikën e dialogut dhe kompromisit, por nuk do lejoj që dikush të flas me te me gjuhën e kërcënimit”, tha ai./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

D V

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

D V

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

D V

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...