Petkovic kërkon të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës

Vladimir Petkovic dëshiron të largohet nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar të Zvicrës, vetëm pak muaj pas si e udhëzoi kombëtaren helvetike drejt ecurisë më të mirë në një turne të madh në Euro 2020. Trajneri 57-vjeçar e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se dëshiron ta ndërpretë marrëveshjen me bashkëpunimin me të.

 

Ai ka marrëveshje me Zvicrën deri më 31 dhjetor të vitit 2022. Arsyeja e kërkesës së tij për largim, sipas gazetës së përditshme zviceran Blick, është synimi për ta vazhduar karrierën në nivel klubi. Blick raporton se Petkovic ka arritur marrëveshje trivjeçare me klubin francez Bordeaux tashmë.

Trajneri boshnjak është pjesë e Zvicrës që shtatë vjet dhe në Euro 2020 këtë verë e korri suksesin më të madh me Zvicrën, duke e dërguar atë në çerekfinale të një turne të madh për herë të parë në historinë e kombëtares, po ashtu falë shkëlqimin të dyshes shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Vinicio Fioranelli, një mik dhe menaxher i Petkovicit për shumë vite, ka konfirmuar për Blick: “Po, është e vërtetë që Vladimir Petkovic ka kërkuar të largohet”.

Petkovic kishte lënë buzë largimit nga Zvicra edhe para Euro 2020, sipas Blick, por bisedimet me Fenerbahce, Zenit St. Petersburg apo Rusinë kishin dështuar.

Related posts

Drita fiton edhe në Podgoricë, kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku e pret Feyenordi

D V

Tri mënyrat se si mund të luajë Man Utd me Cristiano Ronaldon këtë sezon

D V

Milani refuzon 40 milion euro për Theo Hernandez

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com