Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Petkovski: Pasi Radev reagoi ashtu, mendova se ju kemi shpallur luftë

Shkup, 2 mars – Zhurnal.mk – Partneri i koalicionit qeverisës, Tito Petkovski, konsideron se krerët bullgar në krye me presidentin bullgar Rumen Radev, kanë frikë se bashkësia etnike bullgare përsëri do të përfundojë me numër të vogël në regjistrim në Maqedoni, ndonëse janë dhënë shumë pasaporta bullgare prej atje.

Sipas Petkovskit, reagimi i Radevit është me panikë. Ai dyshon se shoqata kulturore “Vano Mihajllov” nga Manastiri është instalim tendencioz pasi prej atje kërkuan që të gjithëve që do të deklarohen si bullgarë në regjistrim, t’u jepen pasaporta, informon Zhurnal.

“Kur lexova se presidenti bullgar urgjentisht ka mbledhur shefat e strukturave të sigurisë bullgare që në kohë të ndërmarin masa për mbrojtje tëtë drejtave të bullgarëve në Maqedoni, së pari mendova se shteti ynë i ka shpallur luftë Bullgarisë, e unë për këtë nuk jam i informuar. Në prill në Maqedoni do të mbahet regjistrim, ndërsa presidenti bullgar ende nuk e di sa maqedoonas do të deklarohen bullgarë. Dhe atë, në kushte kur për çdo bullgar të deklaruar ofrojnë pasaportë me procedurë të shkurtuar, kuptohet me ndihmë të krerëve bullgarë shtetëror. Ku është këtu frika e Radevit?”, pyet Petkovski.

Ai shprehet se ka gjasa që numri i bullgarëve të dalë i njejtë me atë të regjistrimit të 2002it.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...