Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Petkovski për deklaratën e Zaev: Qëllimi i tij ishte të zhbllokojë procesin me Bullgarinë

Zhurnal Ads

Shkup, 27 nëntor – Zhurnal.mk – Ish kryetari i Parlamentit Tito Petkovkski, në një deklaratë për Fokus, ka vlerësuar se kryeministri Zoran Zaev në intervistën për BGNES nuk ka thënë asgjë të keqe por qëllimi i tij ka qenë të zhbllokohet procesi i eurointegrimeve, informon Zhurnal.

Sipas tij, vështirë se Bullgaria do të lëshojë pe para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në mars në Bullgari.

“Edhe pse në thelb nuk tha asgjë të keqe, intervista e Zaev shkaktoi shumë reagime, si duket përshkak disa gjërave të paprecizuara historike dhe përzgjedhje të keqe të fjalëve. Qëllimi i tij nuk ishte për publikun vendor por për Bullgarinë, me qëllim të bëhet përpjekje që Sofja të lëshojë pe dhe të lejojë fillim të negociatave me BE-në. Gjithsesi, nuk besoj se mund të arihet marrëveshje deri në mars të vitit të ardhshëm kur duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari”, deklaroi Petkovski.

Sipas tij, Qeveria bulgare mund të lëshojë pe nga qëndrimi i saj para zgjedhjeve dhe atë me presion dhe ndikim nga SHBA-të, si thotë, nga admiinstrata e re e Joe Biden, i cili tanimë ka paralajmëruar vizitë të rajonit.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mickoski: Sipas Raportit të Departamentit të shtetit, problem kryesor janë korrupsioni dhe ekonomia

T E

Forumi rinor i LSDM zgjedh përbërjen e re

T E

Qeveria nuk di nëse dikush prej kontakteve të Spasovskit është në izolim

admin

Kursimtarët e dëmtuar nga Banka Eurostandard kërkojnë ligj për dëmshpërblimin e tyre

Z H

Shilegov: Qëndrimi i Zakharievas nuk është asgjë tjetër përveçse marrëzi

E.E.

“E mira e përgjithshme” humb kuptimin me amendimet e opozitës

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...