Agjencia Zhurnal.mk

Petrov i LSDM-së: Ata që nuk e pranojnë Marrëveshjen e Prespës janë të rrezikshëm për ardhmërinë e vendit

Shkup, 21 janar – Zhurnal.mk – Nënkryetari i LSDM-së Kosta Petrov, në emisionin “Samo Vistina” sot ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës është një realitet dhe garancë për të ardhmen, ndërsa ata që nuk e pranojnë, e rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve tanë, transmeton Zhurnal.

Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës është vendimi më i vështirë politik që nga pavarësia dhe duhet kohë që të absorbohet, por me të, siç thotë, e ardhmja është e sigurtë dhe punët varen vetëm prej neve.

“Marrëveshja e Prespës është një hap i guximshëm, pas së cilit do të pasojë një kërcim kuantitativ, drejt teknologjive inovative, sepse ne kemi vizion 10 vjeçar për atë se si do të duket vendi dhe për çka do të njihet”, ka theksuar Petrov.

Ai potencoi se të gjithë po punojnë që gjërat të ndryshohen për mirë, por shumë pak kanë guximin të kyçen në politikë, që sipas tij, kjo është si rezultat i regjimit 11 vjeçar në vend, periudhë në të cilën siç thotë, qytetarët kanë humbur besimin në politikanët.

“Nëse dëshiron diçka me të vërtetë të ndryshojë, duhet të futesh në sistem dhe personalisht të kontribosh për ndryshime pozitive. Zgjedhjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme t’a zbatojnë vizionin 10 vjeçar për vendin tonë”, ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...