Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Petrovska: Nuk kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve

Shkup, 1 shkurt – Nuk kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve, megjithatë tani po bëjmë koordinim me inspektorët e autorizuar dhe në atë moment kur nuk mundet urgjentisht inspektori ynë të shkojë në terren atëherë do të drejtohemi në komunë në mënyrë që të mund të dokumentohet vetë ndotja, informoi sot u.d. drejtoreshë e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, Ana Petrovska, duke shtuar se për momentin kanë 15 inspektorë në terren, ndërkaq u nevojiten edhe minimum 11., informon Zhurnal.mk

Për momentin, siç theksoi, e përditësojnë listen e inpekstorëve të autorizuar në nivel local dhe ajo listë tregon për nevojën që komunat të cilat për momentin nuk kanë inspector të autorizuar, menjëherë të angazhojnë. 

Kryesisht, paraqitjet në kompetenca të tyre, tha Petrovska, duhet të fokusohen në ndotësit e mëdhenj, në instalacionet të cilat kanë leje A të integruar apo elaborate për mbrojtje të mjedisit jetësor që janë miratuar nga ministri. 

Inspektorati, siç theksoi, ka edhe shumë kompetenca të tjera, si për shembull, mundësi të veprojë së bashku me inspektimin teknik lidhur me lejet për eksploatim të lëndëve të para minerale, më pas veprojnë sipas Ligjit për organizma të modifikuar gjenetik, veprojnë sipas Ligjit për mbrojtje të natyrës ku së bashku me policinë pyjore apo Inspektoratin për gjueti, pylltari apo bujqësi, gjithashtu mund të kenë aktivitete koordinuese. Aktivitete të koordinuara, shtoi, mund të kenë edhe me Agjencinë për ushqim dhe veterinari. 

Lidhur me rastin me ndërmarrjen nga rrethi i Entit metalurgjik Tito, që në mënyrë të parregullt i trajtoi mbeturinat mjekësore, Petrovska informoi se kompania ende nuk punon në Tjegullore, por punon në lokacionin e vet të vjetër, dhe se nga MMJPH morën vesh se në mënyrë që të mund të fillojnë me punë, duhet të marrin lejen B të integruar nga Qyteti i Shkupit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...