Pezullohen nga detyra dy mësueset e përfshira në sherrin afër shkollës ‘Çajupi’ në Tiranë

Pezullohen nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së djeshme pranë shkollës “Andon Zako Cajupi” në Tiranë.

 

Menjëherë pasi ka konfirmuar zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit në fjalë.

“Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cenojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në reagimin e Zyrës Arsimore. /Ora News/

Related posts

Masat e reja për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Austrisë

N E

Rritja e rasteve me Kovid në Shqipëri, Dritan Ulqinaku: Nuk ka mbyllje dhe as dozë të tretë vaksine

N E

‘President pas vitit 2030?’ Kryeministri Rama: Do i kthehem pasioneve të mia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More