Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pezullohen nga detyra policët që ushtruan dhunë në evakuimin e refugjatëve në Paris

Zhurnal Ads

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se është ngritur një hetim ndaj policëve të lidhur me Njësinë Kombëtare të Hetimit të Policisë (IGPN) dhe se nga drejtori i policisë ka kërkuar si masë pezullimin nga detyra të policëve

Pezullohen nga detyra policët që ushtruan dhunë ndaj refugjatëve dhe gazetarëve që morën pamje në terren gjatë evakuimit të refugjatëve një ditë më parë në kryeqytetin e Francës, Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, theksoi se është ngritur një hetim ndaj policëve të lidhur me Njësinë Kombëtare të Hetimit të Policisë (IGPN) dhe se nga drejtori i policisë ka kërkuar si masë pezullimin nga detyra të policëve në fjalë.

Më tej Darmanin, është shprehur se pret që të përfundojnë sa më parë procedurat e nevojshme të masës disiplinore.

Ministri i Brendshëm i kishte njohur Njësisë Kombëtare të Hetimit të Policisë afat 48 orë për të përcjellë mbrojtjen e policëve për deklarim publik.

Darmanin, pamjet e dhunës policore të reflektuara në shtyp i kishte cilësuar “tronditëse”.

Një natë më parë në Paris, policia ndërhyri duke larguar me forcë refugjatët që kishin ngritur çadrat në sheshin “Obelisque” në qendër të Parisit. Bashkë me refugjatët pjesë e kësaj ndërhyrjeje u bënë edhe gazetarët që po merrnin pamjet në terren.

Pamjet shkaktuan reagimin e gazetarëve, organizatave për të drejtat e njeriut dhe opinionit publik.

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF), kryen ankesë ndaj Drejtorisë së Policisë së Parisit me arsyetimin e shkatërrimit nga policia të çadrave që kishin shpërndarë për refugjatët.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pas Parisit, edhe Londra shtrëngon masat kundër Covid-19, nga e shtuna priten kufizime tejet të rrepta

admin

Ruanda, testet COVID-19 do të jenë në dispozicion falas

S.B.

SHBA, tejkalon 233 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

S.B.

Stema shumë shumëngjyrëshe në gjoksin e Bill Gates: A paralajmëron Rendin e ri Botëror?

admin

Gjermani: Racizmi në polici strukturor apo raste të veçuara?

admin

Video/ Shpërthim masiv në një depo municionesh në Rusi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...