Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pezullohet gazetari që do të moderonte debatin Trump-Biden, pranoi se ka gënjyer…

Një gazetar veteran në Shtetet e Bashkuara, i cili është zgjedhur për të moderuar debatin e dytë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sfiduesit të tij, Joe Biden, u pezullua, pasi pranoi se ka gënjyer se llogaria e tij në Twitter është hakuar.

Steve Scully, gazetar i kanalit kabllor C-SPAN, u pezullua për kohë të pacaktuar.

Scully do të moderonte debatin e planifikuar për 15 tetor, por ai është anuluar, pasi organizatorët e kanë shndërruar në debat virtual.

Organizatorët e kanë cilësuar si shqetësim infektimin e Trumpit me koronavirus, por Trump ka refuzuar të marrë pjesë në debat virtual.

Javën e kaluar, Scully ka qenë i përfshirë në një shkëmbim në Twitter me Anthony Scaramuccin, ish-ndihmës i Trumpit, tani kritik i tij.

Scully është dukur se ka kërkuar këshilla prej tij.

Kur shkëmbimi ka nxitur polemika, Scully ka thënë se llogaria e tij është hakuar.

Në një deklaratë të kërkim-faljes, Scully tha se ka zhgënjyer kolegët e tij. “U kërkoj falje atyre”, tha ai.

“Ne u dëshpëruam shumë nga ky lajm dhe nuk i falim veprimet e tij”, tha përmes një deklarate kanali C-SPAN.

Scully ka mbuluar zgjedhjet presidenciale në C-SPAN për gati 30 vjet dhe ka krijuar një reputacion për mbulim të balancuar.

Është e paqartë se kur do të kthehet, por pezullimi i tij sugjeron se ai do të jetë jashtë programit në natën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor./rel

Postime të ngjashme

Imunologu gjerman: Ata që kanë më shumë kontakt duhet të vaksinohen së pari

T E

Biden: Vizita e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese

T E

Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

T E

Aktivistet polake protestojnë kundër ndalimit të abortit

T E

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...