Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Pezullohet llogaria në Twitter e Qeverisë së Hungarisë

Qeveria hungareze tha të mërkurën se llogaria e saj zyrtare në rrjetin social Twitter është pezulluar “pa ndonjë paralajmërim”.

“Ne kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe jemi duke pritur një shpjegim zyrtar nga Twitter”, tha zëdhënësi i qeverisë, Zoltan Kovacs në llogarinë e tij në Twitter.

Kovacs e quajti pezullimin si një akt censure kundër qeverisë së kryeministrit nacionalist, Viktor Orban, duke thënë me ironi: “Më në fund, një botë e re dhe e bukur ka ardhur, në të cilën kompanitë e teknologjisë po heshtin ata që kanë mendime të ndryshme”.

Çdo përpjekje për të hyrë në llogarinë e qeverisë hungareze përballet me mesazhin “përdoruesi @abouthungary është pezulluar.”

LLogaritë tjera zyrtare të mediave sociale të Hungarisë duket se po funksiononin normalisht të mërkurën, raporton agjencia AFP.

Sipas organizatës Freedom House, demokracia në Hungari – vend anëtar i Bashkimit Evropian – ka qenë në rënie gjatë dekadës së kaluar.

Në raportin e fundit të publikuar në muajin maj, Freedom House e përshkroi Orbanin si udhëheqës që “nuk bën asnjë veprim për të respektuar institucionet demokratike”/REL.

Postime të ngjashme

Së shpejti do të mund të fluturojmë me aeroplanin e parë elektrikë

Dafina Vidishiqi

Shumë shpejt do të mund të fshihni… Instagram dhe Facebook vijnë me ndryshime të reja

Dafina Vidishiqi

Starlink synon rritjen e shpejtësisë së internetit nëpër aeroplanë

Lea Muslija

‘Udhëtim i ëndrrave’, Jeff Bezos bëhet gati të vizitojë hapësirën për 11 minuta

Lea Muslija

Risia nga WhatsApp: Njihuni me funksionet e reja të aplikacionit

Lea Muslija

Jeff Bezos bën realitet ëndrrën më të madhe të tij dhe të shumë njerëzve

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...