Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

Administrata e ilaçeve dhe ushqimeve në SHBA dhe Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve pritet të kërkojnë ndalimin e përkohshëm të vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson pasi 6 femra, të moshave nga 18 deri në 48 vjeç, të cilave iu administruan doza të saj, patën mpiksje të gjakut.

Njëra prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spital në gjendje kritike. Sipas CDC, rreth 7 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara e kanë marrë deri tani vaksinën e Johnson & johnson dhe 9 milionë doza të tjera pritej të shpërndaheshin tani shpejt.

Georgia, Colorado dhe Karolina e Veriut e kanë ndaluar aktualisht vaksinën në disa prej qendrave të tyre të vaksinimit pas raporteve për reaksione alergjike. Kompania farmaceutike qe shprehur më herët se e kishte përmbushur zotimin për të prodhuar brenda muajit mars për Shtetet e Bashkuara më shumë se 20 milionë doza të vaksinës së saj që kërkon vetëm një injeksion.

Ndërkohë, në fillim të muajit prill, partner ii saj Emergent BioSolutions, njoftoi se kishte asgjësuar një sasi përbërësi për vaksinën kundër Covid 19 pasi nuk përmbushte disa kushte specifike.

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet të dielën për të diskutuar për Gazën

S.B.

Europa rihap turizmin

S.B.

Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve

S.B.

Shpërthim në xhami gjatë lutjeve të së premtes, 12 të vrarë në Afganistan

S.B.

Indonezia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

S.B.

Draghi heq dorë nga paga e tij si kryeministër

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...