Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pfizer do të kërkojë autorizimin e përdorimit të vaksinës për fëmijët e moshave 2 deri në 11 vjeç

Pfizer pret të paraqesë një kërkesë Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA për miratimin e plotë për vaksinën Covid-19 për njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç këtë muaj dhe do të kërkojë autorizimin e përdorimit urgjent për fëmijët e moshave 2 deri 11 në shtator.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kompania Pfizer me anë të një postimi në Twitter ditën e martë.

Studimi i sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave të kompanisë në fëmijët e moshës 6 muaj deri në 11 vjeç po vazhdon ende.

“Ne presim që të kemi lexime përfundimtare dhe të paraqesim për një rezultat për dyja grupet, përfshirë fëmijët e moshës 2-5 vjeç dhe 5-11 vjeç, në shtator,” tha CEO i Pfizer, Albert Bourla.

Ai shtoi se leximi dhe studimi i rezultateve për fëmijët nga 6 muaj deri në 2 vjeç pritet në tremujorin e katërt të 2021.

Pfizer tashmë ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën anti-Covid për adoleshentët dhe fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

FDA është gati të autorizojë vaksinën e koronavirusit të Pfizer në atë grupmoshë deri në fillim të javës së ardhshme, tha një zyrtar i qeverisë federale për CNN të hënën.

Bourla gjithashtu theksoi të martën se të dhënat e sigurisë së fazës 2 nga studimi i vazhdueshëm i Pfizer në gratë shtatzëna pritet nga fundi i korrikut ose në fillim të gushtit.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...