Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pfizer përfundon testimin e vaksinës, 95% efektive kundër COVID-19

Një analizë përfundimtare e fazës së tretë të vaksinës ndaj koronavirusit nga kompania Pfizer tregon se ajo ishte 95% efektive në parandalimin e infeksionit, madje edhe tek të moshuarit.

Vaksina nuk shkaktoi efekte anësore të mëdha, tha kompania të mërkurën.

Të dhënat konfirmojnë pretendimin fillestar të Pfizer për një efikasitet më të mirë se 90% të vaksinës.

“Efikasiteti ishte i qëndrueshëm midis moshës, racës dhe etnisë demografike. Efikasiteti i vërejtur tek të moshuarit mbi 65 vjeç ishte mbi 94%”, thanë Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech në një deklaratë të përbashkët.

Kompania tha se do të aplikojë për autorizimin urgjent në SHBA brenda disa ditëve.

Analiza përfundimtare vjen vetëm një javë pasi rezultatet fillestare treguan se vaksina ishte më shumë se 90% efektive. Edhe kompania Moderna.Inc lëshoi të hënën të dhënat paraprake për vaksinën e saj, duke treguar efektivitet të ngjashëm.

Provat e suksesshme të dy vaksinave kundër koronavirusit kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund pandemisë që ka vrarë më shumë se 1.3 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar kërdi në ekonomi dhe jetën e perditshme.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...