Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Pija e cila zvogëlon rrezikun e cirrozës së mëlçisë

Adhuruesit e kafesë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të cirrozës së mëlçisë të shkaktuar nga alkooli, e cila vret treqind mijë njerëz në të gjithë botën çdo vit

Këto janë rezultatet e një studimi, të cilin e ka bërë Instituti për njëqindvjetorin e Universitetit të Sidneit.

Autori i studimit, dr. John Whitfield (QIMR Berghofer Medical Research Institute) tha se studimi zbuloi se një rrezik i rritur i zhvillimit të cirrozës alkoolike mund të trashëgohet, veçanërisht nga baballarët, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ynë ka treguar se rreziku nga cirroza është rritur ndjeshëm tek individët, nëse babai ka pirë kronikisht alkool dhe ka vdekur nga sëmundja e mëlçisë.

“Ne gjithashtu kemi zbuluar se njerëzit që kanë konsumuar kafe kishin më pak të ngjarë të zhvillonin cirrozë, ndërsa pirja e çajit ka ulur më pak rrezikun”, shtoi ai.

Një filxhan kafe në ditë e zvogëlon atë rrezik me 22 për qind, dy me 43 për qind, tre me 57 për qind dhe katër filxhanë madje me 65 për qind.

Timothy Morgan, kryeautor i studimit, ka vënë në dukje se mbipesha dhe diabeti shoqërohen me një rrezik në rritje të cirrozës.

“Masa të tilla si mbajtja e një peshe të shëndetshme, trajtimi intensiv i diabetit ose gjendja para diabetit dhe konsumi i kafesë mund të jenë ndërhyrje të dobishme në stilin e jetës për të zvogëluar rrezikun e cirrozës”, thonë ekspertët.

Postime të ngjashme

Bananet ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në bark

S.B.

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni djathë në mëngjes

S.B.

Kur fëmija ka nevojë për jastëkun e parë për të fjetur gjumë?

S.B.

Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

S.B.

Kur njerëzit plaken më së shumti? Shkencëtarët dinë vitet e sakta!

S.B.

OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...