Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Pije për tonus më të mirë të muskujve: ‘Bombë energjike’ e pasur me proteina!

‘Smoothie’ është e shkëlqyeshme për këtë periudhë, sepse është mjaft ushqyese, do t’ju mbrojë dhe sigurojë sasi të mjaftueshme energjie, mirëpo nuk do të keni atë ndjenjën e rëndesës në stomak

Kjo pije, pos shijes së shkëlqyeshme, ka edhe efekt të jashtëzakonshëm për muskujt për shkak të proteinave dhe amino-thartirave të cilat ndihmojnë në forcimin dhe rritjen e muskujve.

Përbërësi kryesor i kësaj pijeje është avokadoja, e cila përmban vitamina të shumta siç janë: A, B, C, H, K, thartirë folike, hekur, kalium, kalcium, magnez, 2 gramë proteina, por edhe amino-thartira.

Për këtë bombë energjike do t’ju nevojiten:

∙ 2 mollë,
∙ një grusht spinaq,
∙ avokado,
∙ 1/3 e ananasit,
∙ disa kube akulli.

Në aparatin e lëngjeve qitni mollët e grira, spinaqin dhe ananasin dhe bëni lëng nga ta.

Pastaj qiteni në blender dhe shtoni avokado, spinaq dhe akull.

Përzieni në blender derisa të bëhet tretje homogjene.

Smoothien e këtillë mund ta pini kurdo që dëshironi, mirëpo më së miri është pas treningut.

Kjo pije do të ushqejë muskujt dhe gjithë organizmin, andaj nuk do të keni nevojë për sasi të mëdha ushqimi. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash

S.B.

Kanceri i veshkave është më i vështiri për t’u zbuluar: Shenjat më të hershme që trupin po shkatërron kjo sëmundje e rrezikshme!

S.B.

Gabimet e prindërve të cilat dobësojnë sistemin e imunitetit te fëmijët

S.B.

Ekspertët pohojnë: Teknika 4-4-4 zgjidh edhe problemet më të mëdha

S.B.

Një sallatë me kastravec e hudhër për të luftuar hipertensionin

S.B.

1/3 e të shëruarve nga Covid vuajnë nga depresioni, ankthi dhe sëmundje mentale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...