Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Piloti gjerman formon shiringën gjigante në qiell për t’ua përkujtuar vaksinimin kundër COVID-19

Piloti gjerman Samy Kramer ka formuar një shiringë gjigante në qiell, duke fluturuar 200 km për t’u përkujtuar njerëzve fillimin e fushatës së vaksinimit për COVID-19 në Evropë.

20-vjeçari krijoi fillimisht në hartë në një pajisje GPS, linjën nga ku duhej të kalonte, para se të niste fluturimin afër Lake Constance në Gjermani. Linja në formë shiringe u shfaq në faqen e internetit “flightradar24”.

“Ka ende njerëz që po kundërshtojnë vaksinimin dhe veprimi im mund të jetë një përkujtim për ta që të mendojnë për këtë çështje”, i ka thënë Kramer Reutersit të dielën, derisa shtoi se ky fluturim i tij nuk duhet të kuptohet si thirrje direkte për vaksinim.

Gjermania zyrtarisht filloi kampanjën e vaksinimit për COVID-19 të dielën. Qeveria federale po planifikon të ketë më shumë se 1.3 milionë doza vaksinash për autoritetet lokale të shëndetësisë deri në fund të vitit dhe rreth 700,000 doza në javë nga janari.

Postime të ngjashme

Një lojë e thjeshtë për fëmijë ka shqetësuar shumë të rriturit, a dini si ta zgjidhni atë?

S.B.

Njerëzit tmerrohen kur babai ndan videon ku vajza e tij e vogël tërhiqet nën shtrat

S.B.

Kjo është ndërtesa e re më e lartë në BE: Ka tejkaluar 310 metra

S.B.

Shenja më e trishtuar e horoskopit: Janë armiqtë më të këqijtë të lumturisë

T E

17-vjeçari Nura, “shqiptari i parë në Mars”

S.B.

Në pyjet evropiane po rritet numri i insekteve të dëmshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...