Pinguini i rrallë fiton konkursin e zogut të vitit në Zelandën e Re

nga D V

Një nga pinguinët më të rrallë në botë është shpallur si zogu i vitit në Zelandën e Re, në një vit jashtëzakonisht të qetë për konkursin, pa ndërhyrje të huaja dhe skandale.

Bëhet e ditur se pinguini me sy të verdhë, ose hoiho, është më i madhi nga speciet e pinguinëve kontinental të Zelandës së Re dhe është i dallueshëm për brezin e verdhë të zbehtë të puplave.

Hoiho jeton përgjatë pjesëve të bregut lindor dhe në ishujt Auckland nën Antarktik, përcjell Telegrafi.

Sipas departamentit të ruajtjes, besohet se kanë mbetur afërsisht vetëm 4,000 deri në 5,000 në botë, dhe numri i tij është në rënie.

Konkursi i zogut të vitit filloi në vitin 2005 për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të zogjve vendas të Zelandës së Re, shumë prej të cilëve janë të kërcënuar, në prag të zhdukjes ose tashmë të zhdukur për shkak të habitateve në rënie ose aktiviteteve njerëzore.

Siç raportohet, gjitarët e vetëm vendas të Zelandës së Re janë lakuriqët e natës dhe speciet detare, duke vënë në qendër të vëmendjes zogjtë e rrallë.

Konkursi dyjavor tërhoqi më shumë se 52,000 vota të verifikuara – me Hoihon që siguroi 6,328 vota për të fituar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More