Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Pink zbulon sekretin e martesës së saj të lumtur

Pink dhe bashkëshorti i saj, Carey Hart janë më të fortë se kurrë. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, këngëtarja e famshme amerikane ka treguar sekretin e martesës së tyre 15 vjeçare. Gjatë viteve, Pink ka qenë e sinqertë në lidhje me ulje dhe ngritjet në marrëdhënien e tyre, edhe kur u ndanë për gati një vit në 2008-ën.

“Për ne, përgjigjja është se nuk ka asnjë buton të ndaluar Nëse nuk e gjejmë një. Tani për tani, nuk kemi një të tillë. Por është edhe këshillimi për çiftet. Mësoni se si të flisni të njëjtën gjuhë”, u shpreh këngëtarja. Sot, ata janë më mirë se kurrë falë terapisë sepse kanë punuar për veten e tyre.

“Unë jam një ithtare e madhe e këshillimit në përgjithësi. Ne të dy kemi bërë terapi individualisht dhe bëjmë këshillime për çifte. Marrëdhëniet afatgjata nuk janë të lehta. Duhet të përfundosh duke rregulluar veten, dhe jo personin tjetër.”, thotë Pink. Pink gjithashtu falënderoi burrin e saj për mbështetjen që i ka dhënë për realizimin e çdo ëndrre.

“Shumë njerëz gabojnë rreth Carey. Ai është një moto-tip dhe me tatuazhe. Ai është thjesht djali kmë i ndjeshëm, më mbështetësi në botë. Ai kurrë nuk thotë jo. Për çdo ëndërr që kam patur, ai ishte: ‘Po unë jam me ty. Çfarëdo që dëshiron të bësh.”, shtoi Pink dukë e cilësuar bashkëshortin si “muzën” e saj.

Postime të ngjashme

Oriola nuk i lë vend imagjinatës, i tregon pothuajse të gjitha në fotosesionin e ri

Dafina Vidishiqi

Me këtë datë publikohet kënga e re e Encës

Dafina Vidishiqi

Fjolla Morina emocionon me fjalët për gjyshen e ndjerë

Dafina Vidishiqi

Ava Max pozon me ngjyrat e ylberit me rastin e muajit të krenarisë

Dafina Vidishiqi

Rita Ora fotografohet duke shkuar në seancën e ‘pilates’, ndërsa shenjat në shpinën e saj tregojnë se ajo ka bërë hixhamën

Dafina Vidishiqi

Getoar Selimi paralajmëron projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Stinen

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...