Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pioli paralajmëron Juventusin

“Unë pres një Juventus në rritje. Ata duhej të fillonin një rrugë të re, kështu që është normale të humbasin pak terren, por janë një ekip i vështirë për t’u përballur. Do të na duhet një ndeshje shumë e kthjellët. Juventusi është i fortë, por ata do të përballen me një Milan që është i gatshëm dhe i fortë”… Stefano Pioli, trajneri i Milanit, foli sot në konferencë shtypi dhe prezantoi ndeshjen ndaj Juventusit.

“Ka shumë të dhëna të rëndësishme që dëshmojnë se sa mirë po bëjmë. Ne gjithmonë i kemi vendosur vetes qëllime të vogla. Nesër duam të përpiqemi të fitojmë edhe kundër Juventusit. “Milan-Juventus është gjithmonë një ndeshje e madhe. Një përballje e rëndësishme dhe ne e dimë atë. Por kampionati është një maratonë, kjo është vetëm një lojë, e rëndësishme, por jo vendimtare. Ne duam të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyeshme, duke ditur që brenda lojës do të hasim disa vështirësi”.

Ibrahimovic out – “Unë e qortova Ibrën për atë video të potuar sepse gazetarët më bombarduan me mesazhe për të zbuluar nëse ai u shërua. Ai është më mirë, po punon mirë, por nuk do të jetë nesër. Leao po rritet, ai nuk ka të njëjtat karakteristika si Ibra dhe për këtë arsye duhet të kuptojmë se si t’i shërbejmë atij. Shoh tek ai një dëshirë të madhe për t’u rritur dhe përmirësuar”.

Sfida – “Të gjitha ndeshjet shërbejnë për të treguar vlerën tonë. Nesër do të kemi një kundërshtar të nivelit të lartë përpara dhe për këtë arsye do të duhet të rrisim performancën tonë”.

Serie A – “Kemi grumbulluar 17 pikë më shumë se vitin e kaluar. Rruga është e duhura, por nuk mund të flasim për një ndeshje vendimtare në javën e 15-të, ne i përballojmë të gjitha ndeshjet si një ndeshje vendimtare. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme”.

A do të firmosnit për një barazim?

“Nëse i afrohemi ndeshjes me mendimin për të barazuar, kjo do të thotë të rrezikojmë humbjen. Nesër duhet të përpiqemi të luajmë sa më mirë. Duam të përpiqemi të fitojmë edhe nesër. Jam i lumtur që në fund të ndeshjes të shoh një ekip që ka dhënë gjithçka”.

A ndikon fakti që luani pas Interit?

“Jo. Ne e përgatisim ndeshjen me përqendrim të madh, pavarësisht nga rezultati i të tjerëve. Duhet të mendojmë vetëm të bëjmë mirë nesër, është shumë herët të mendojmë për klasifikimin”.

A mundet që Juve ta humbasë Scudetton nesër?

“Jo, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ka ende vend për t’u rikuperuar, veçanërisht për një ekip të fortë dhe me përvojë si Juve”.

A mund të përdoret tani fjala Scudetto?

“Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të përmirësohemi më tej. Për të bërë mirë na duhen dy gjëra: intensiteti dhe cilësia. Nëse i mbajmë të lartë këta dy faktorë, ne mund të jemi protagonistë për një kohë të gjatë”.

Çfarë Milani mund të presim nesër?

“Në Benevento prisja një fillim si ky dhe për shkak të pushimeve. Ne kishim nevojë për të pushuar, por mund të ndodhë në ndeshjen e parë pas pushimit që të mund të luftojmë pak. Nesër do të jemi më mirë mendërisht dhe fizikisht. Agresivë aq sa duhet. Do të nevojitet një qartësi e madhe”.

Në korrik fituat 4-2 ….

“Ajo që ishte ishte. Në korrik ishte e rëndësishme për të fituar atë ndeshje, por është e kaluara. Nesër do të jetë e vështirë. Ndeshja e fundit e kampionatit duhet të merret si shembull për t’i treguar ekipit se ndeshjet nuk mbarojnë kurrë. Ne ishim nën dy gola, por më pas fituam 4-2. Skuadra e ka provuar këtë dhe tani ata gjithmonë besojnë në të. Kjo cilësi është e rëndësishme”.

Postime të ngjashme

Struga shkund Bellasicën, fitorja i dedikohet Ard Kasamit

T E

Chiesa: Juventusi ende beson në Scudetto, do të luftojmë deri në fund

Z H

Kur takohen dy kampionë

T E

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...