Pioli pas fitores ndaj Venezias: Puna te Milani po shpërblehet me kalimin e kohës

Stefano Pioli ka shpjeguar rregullimet taktike që bëri për të zhbllokuar Venezian në fitoren 2-0 dhe sesi Milan është përmirësuar këtë sezon.

 

Trajnerit i mungonin shumë lojtarë të rëndësishëm, përfshirë Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud, Davide Calabria dhe Rade Krunic, por zëvendësimet bënë ndryshimin këtë mbrëmje.

Theo Hernandez doli nga stoli për të asistuar golin e Brahim Diaz dhe shënoi vetë të dytin, i krijuar nga një zëvendësues tjetër, Alexis Saelemaekers.

“Thyerja e bllokimit është e rëndësishme, pasi do të thotë që Venezia nuk mund të qëndroj vetëm pas topit, por ne nuk mund të jemi energjik. Na mungoi pak cilësia dhe saktësia në pjesën e parë, por me intensitetin dhe vendosmërinë e duhur, gjetëm rrugëdaljen”, ka thënë fillimisht Pioli për DAZN.

“E dija që puna që kishim bërë sezonin e kaluar do të shpaguhej këtë sezon, pasi është një proces dhe herët a vonë ata gjithmonë do të arrinin këto nivele”.

“Ne fituam shumë ndeshje sezonin e kaluar, por sipas meje gjëja që kemi më shumë tani është se jemi pjekur dhe gjithashtu kemi mbështetje nga tifozët që sezonin e kaluar na mungonte”.

“Objektivi ynë është të përmirësojmë rekordin tonë në shtëpi nga sezoni i kaluar, dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë me ndihmën e tifozëve tanë në San Siro”, përfundoi italiani. 

Related posts

Gjigantët anglezë në garë për talentin Florian Wirtz

D V

Chelsea do të paguaj klauzolën e Koundes në janar

D V

Gjashtë fakte që duhet të dini për ndeshjen Itali-Angli, që do të vendosin kampionin e EURO 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More