Agjencia Zhurnal.mk

Piramidë në oborr, historia egjiptiane “shkon” në Rusi

Një çift i pasionuar pas historisë së lashtë egjiptiane vendosi që një copë historie të faraonëve ta krijonte në oborrin e shtëpisë së tyre verore në Isinka të Shën Petersburgut.

Kjo është një kopje e Piramidës së Madhe të Gizës, ose siç njihet si piramida e Keopsit.

Është 19 herë më e vogël sesa piramida egjiptiane dhe u krijua me blloqe betoni.

Ani pse është më e vogël prapëseprapë është mbresëlënëse. Është e lartë nëntë metra, kurse e thellë aq sa është edhe piramida e Keopsit.

Secila anë është e gjatë 13 metra dhe krejt struktura peshon 400 tonë.

Për çiftin që e krijoi, vëmendja në detajet më të vogla ishte vendimtare.

“Doja ta arrija madhësinë e njëjtë dhe të ishte e barabartë në të gjitha këndet. E doja të përkryer, asgjë më shumë. Materiali që kemi përdorur është ndryshe, por kemi bërë llogaritje të kujdesshme që ta bëjmë sa më të ngjashme me piramidën origjinale”, shprehet Andrey Vakhrushev, krijues i piramidës.

Piramida e Gizës është më e madhja prej piramidave të famshme të Egjiptit. U ndërtua rreth vitit 2550 para lindjes së Krishtit.

Si shumë njerëz edhe për bashkëshorten e krijuesit të piramidës, historia e lashtë e Egjiptit e ka joshur që prej vizitës së tyre të parë para dhjetë vjetësh.

“Si një artiste Egjipti më ka joshur. Pikturat që janë ruajtur për më shumë se 4 mijë e 500 vjet. Kur e vizitova Egjiptin isha e mahnitur me kulturën”, thotë Viktoria Vakhrusheva, krijuese e piramidës.

Çifti dy vjetët e fundit i kaloi duke studiuar për dizajn para se të niste kërkimin e materialeve. Egjiptin e vizituan disa herë para se të nisnin ndërtimin e piramidës në qershorin e vitit 2019.

Madje, kanë krijuar edhe sarkofagët me të njëjtën madhësi si ato në Egjipt.

Korridoret e errëta dhe dhomat nëntokësore të piramidës janë ideale për meditim.

Piramida ruse tashmë ka filluar ta marrë vëmendjen e njerëzve, ndërsa çiftit po i paguhet puna.

Një vizitë njëorëshe kushton 50 dollarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!