Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pirlo e kritikon Dybalan: Paulo nuk luajti mirë

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka kritikuar Paulo Dybalan për paraqitje të dobët në fitoren e bardhezinjve 2:1 kundër Ferencvaros të martën në Ligën e Kampionëve.

Dybala luajti vetëm 62 minuta dhe u largua për t’i lënë vend Alvaro Moratas, i cili e shënoi golin e fitores në çastet e fundit të ndeshjes në Allianz Stadium.

Sulmuesi argjentinas e pati një mundësi shumë të mirë në fillim të ndeshjes, por dështoi të shënojë.

Duke folur për paraqitjen e tij, Pirlo tha: “Dybala nuk luajti mirë. Ai ishte i lënduar dhe mori antibiotik për disa javë, prandaj është normale që i duhet kohë për ta kthyer formën”.

Ai shtoi: “Dybala duhet t’i tejkalojë kufijtë e vet në stërvitje për ta rigjetur formën”.

Postime të ngjashme

Sërish një përballje Gerrard – Lampard

Z H

City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne

Z H

Mane: Jemi jashtë garës për titull

Z H

Manchester City në kërkim të fitores së 19-të radhazi

Z H

Prishtina më e mirë, fiton derbin e madh kundër Dritës

Z H

Bashkimit i bashkohet amerikani Lutete

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...