Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pirlo: Juventusi duhet të punojë fort për ta arritur nivelin e Barcelonës

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka pranuar se skuadra e tij duhet të punoj derisa sa ta arrijë nivelin e Barcelonës, pas humbjes 2:0 në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

Ousmane Dembele dhe Lionel Messi shënuan në fitoren e Barcelonës kundër Juventusit në Allianz Stadium të mërkurën.

Skuadra e Pirlos i ka fituar vetëm dy ndeshje në fushë deri tani këtë sezon, duke barazuar tri herë radhazi në Serie A para se të mposhtej nga Barça në Ligën e Kampionëve.

Alvaro Morata ishte i pafat pasi iu anuluan tri gola për pozitë jashtë loje, por Juve ishte e ngathtë në përgjithësi dhe nuk pësoi më shumë gola vetëm falë portierit Wojciech Szczesny.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë kundër një ekipi që luan futboll të mirë, i cili është i mësuar të luajë në këtë nivel, ndërsa ne jemi duke punuar për këtë”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Përfundimisht, kjo ndeshje do të jetë e dobishme për ne që të përmirësohemi në të ardhmen. Ne duhet të punojmë dhe të përmirësohemi derisa ta arrijmë nivelin e Barcelonës”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Ramosi dhe Vasquezi mund të largohen si lojtarë të lirë

Z H

Chelsea heq dorë nga lojtari që Lampard “ngulte këmbë”

Z H

Pasuria e Maradona-s/ Dy kasaforta i ka në Dubai, askush s’mund t’i hapë

Z H

Mirel Josa prezantohet si trajner i Kukësit dhe shpall objektivat e sezonit

Z H

Prezantohet fanella speciale e Barcelonës e dizajnuar nga Carles Puyol

Z H

Arsenali kërkon nga tifozët një moment për paraqitjen e Xhakës ndaj Southamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...