Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pirlo: Juventusit s’i nevojitet shuplaka për t’u zgjuar nga gjumi

Andrea Pirlo ka thëne se Juventusit nuk i nevojitet shuplaka në fytyrë që të zgjohet dhe të luajë me më intensitet, pas barazimit të skuadrës së tij kundër Hellas Veronas të dielën.

Juventusi ka vetëm një ndeshje të fituar në fushe këtë sezon dhe atë me rezultat 3:0 kundër Sampdorias.

Ndërsa ka barazuar me Romën, Crotonën dhe së fundmi me Veronën, derisa ndeshjen me Napolin e fitoi në tavolinë pasi që ndeshja nuk u zhvillua.

“Pjesa e parë ka qenë mjaftueshëm agresive, në kemi pritur për ta, pastaj kemi krijuar shanset më të mira”, tha Pirlo pas ndeshjes

“Ne reaguam mirë pasi ata shënuan, por nuk na duhet një shuplak në fytyre që të zgjohemi dhe të luajmë me intensitet”.

I pyetur se si do të jetë sulmi kur Cristiano Ronaldo do të rikthehet nga karantina pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Pirlo tha: “Ne mund të luajmë me Ronaldon dhe Moratan apo Dybala, duke shikuar karakteristikat e tyre. Pozita e Ronaldos është të fillojë nga e majta dhe të hy në qendër. Dybala dhe Kulusevski mund t’i ndihmojnë gjithashtu.”

Por zonjës së vjetër në ndeshjen kundër Barcelonës pritet t’i mungojë edhe Leonardo Bonucci, ndërsa Giorgio Chiellini është në dyshim.

Postime të ngjashme

Ramosi dhe Vasquezi mund të largohen si lojtarë të lirë

Z H

Chelsea heq dorë nga lojtari që Lampard “ngulte këmbë”

Z H

Pasuria e Maradona-s/ Dy kasaforta i ka në Dubai, askush s’mund t’i hapë

Z H

Mirel Josa prezantohet si trajner i Kukësit dhe shpall objektivat e sezonit

Z H

Prezantohet fanella speciale e Barcelonës e dizajnuar nga Carles Puyol

Z H

Arsenali kërkon nga tifozët një moment për paraqitjen e Xhakës ndaj Southamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...