Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pirlo: S’ishte Juventusi më i mirë, ishim të ndrojtur. Pioli? Po korr sukseset e punës!

Juventus e filloi në mënyrën më të mirë vitin 2021, pas fitores së djeshme 4-1 në shtëpi kundër Udineses. Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, nuk ishte shumë i kënaqur me ekipin e tij në fillimin e sfidës, por ai thekson se djemtë e morën veten më pas. Në një intervistë për “DAZN”, italiani ndalet dhe tek merkatoja si dhe tek sfida e së mërkurës ndaj Milanit.

UDINESE – “Nuk ishte Juventusi më i mirë në fushë, por vinim nga një humbje e keqe ndaj Fiorentinës, kështu që në minutat e para ishim të ndrojtur dhe nervoz. Ishim shumë në vështirësi kur sulmuesit e tyre vinin në gjysmëfushën tonë, por fituam më tepër besim me kalimin e minutave. E dinim që Udinese do të na priste mbrapa dhe do të përpiqej të gjente golin përmes kundërsulmeve, por falë golit të parë ia arritëm t’i parandalonim ata”, deklaron italiani.

DYBALA – “Ne kemi nevojë për të ashtu siç ka ai për ne. Paulo punoi shumë mirë gjatë javës në stërvitje dhe të gjithë e pamë se ishte në gjendje shumë më të mirë fizike. Kjo është arsyeja se pse luajti 90 minuta të plota dhe shpresonim që të gjente dhe rrugën e rrjetës”.

MERKATO – “Ne tashmë kemi diskutuar me klubin se çfarë duam të bëjmë dhe nëse ka ndonjë mundësi. Shpresojmë të bëjmë diçka gjatë ditëve në vijim. Giroud? Ai do të ishte i dobishëm”.

MILAN DHE MORATA – “Vitin e kaluar shkova personalisht të shikoja disa nga seancat stërvitore të Stefano Piolit, pasi e admiroj atë si trajner dhe isha kurioz se si ai i organizonte ato. Tashmë, ai po korr shpërblimet e punës së bërë. Për sa i përket Moratës do ta shikojmë si do të jetë situata e tij, nëse do të jetë në gjendje për të luajtur apo jo të mërkurën”, përfundon Pirlo

Postime të ngjashme

Struga shkund Bellasicën, fitorja i dedikohet Ard Kasamit

T E

Chiesa: Juventusi ende beson në Scudetto, do të luftojmë deri në fund

Z H

Kur takohen dy kampionë

T E

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...