Pishina e Ohrit ka fatin si të autostradës, ndërtohet që nëntë vite

nga Xh M

Ohër, 15 korrik – Pishina e mbyllur në Ohër ka fatin e njëjtë me autostradën Kërçovë-Ohër dhe është duke u ndërtuar tashmë nëntë vite. Edhe pse Qeveria e kaluar kishte paralajmëruar se pishina do të jetë gati deri në shtator të këtij viti, është e pamundur të bëhet. Pishina filloi të ndërtohet në vitin 2015 dhe deri më tani janë paguar 4.8 milionë euro dhe janë bërë rreth 70 për qind e punimeve. Ministri i Sportit, Borko Ristovski, paralajmëron ndërprerjen e kontratës me kontraktuesin e mëparshëm, zhvillimin e një projekti të ri dhe vlerësimin e ri se sa do të kushtojë përfundimi.

“Ne do të fillojmë me revizion të punimeve të pishinës për të mos ndalur të gjithë procedurën për fillim më të shpejtë të ndërtimit, ndërsa revizioni do të na tregojë nëse do të ketë mundësi për kallëzim penal. Për sa kohë banorët e Ohrit do të presin që të përfundojë? Fillimisht le të fillojmë ta ndërtojmë, të bëjmë revizion, të shohim se ku është, të zgjedhim operator ekonomik që do të fillojë ta ndërtojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të ketë kontroll të rreptë për të parë nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet”, tha Borko Ristovski, Ministër i Sportit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More