Pishinat e Kryqit të Kuq u vunë në dispozicion për ndërhyrje me helikopterë

nga D. V.

Shkup, 8 korrik – Vullnetarët e Kryqit të Kuq edhe sot janë aktivisht të angazhuar në terren, duke ofruar mbështetje në përballjen me zjarrin që po përhapet në rajon.

“Me përkushtim të palodhur, ata marrin pjesë në mbështetje logjistike dhe ndihmë për shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit. Pishinat tona janë vënë në dispozicion për mbushjen me ujë të helikopterëve, gjë që e përshpejton ndjeshëm procesin e shuarjes dhe mundëson ndërhyrje më të shpejtë në zonat më të prekura”, bëhet e ditur në kumtesën e Kryqit të Kuq.

Nga aty shtojnë se Kryqi i Kuq është plotësisht i mobilizuar dhe i gatshëm të ofrojë ndihmë dhe burime shtesë, nëse situata e kërkon këtë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More