Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pisonero: Maqedonia dhe Shqipëria janë gati për fillimin e negociata, vendimi i takon KE-së

Shkup, 7 maj – Zhurnal.mk – Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerimin, Ana Pisonero, konfirmoi se deklarata e eurokomisarit, Oliver Varhei për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës është një skenar i mundshëm.

Pas deklaratës së eurokomisarit Varhei në Shkup dhe në një intervistë për Euronjuz se nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria t’i fillojë negociatat nëse nuk ka kompromis unanim në Këshillin e BE-së për Maqedoninë e Veriut, Pisonero sot u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ky është pozicion i Komisioni Evropian, transmeton Zhurnal.

Ajo theksoi se Komisioni qëndron në pozicionin se të dy vendet janë të gatshme të fillojnë negociata, por që vendimi merret nga Këshilli dhe se është një nga opsionet në teori.

“Pozicioni i Komisionit Evropian është shumë i qartë: ne duam të shohim konferenca ndërqeveritare me të dy vendet, të dyja i përmbushin kushtet që kjo të ndodhë, por Këshilli duhet të bie dakord për kornizën negociuese, atje ndodhemi,” tha Pisonero.

Lidhur me deklaratën e Varheit, zëdhënësja specifikoi se eurokomisari tha se pëlqimi i vendeve anëtare të BE-së është i nevojshëm për ta mbajtur Konferencën ndërqeveritare, një akt që e shënon fillimin zyrtar të negociatave me BE-në, transmeton Zhurnal.

“Nëse nuk ka marrëveshje për Maqedoninë e Veriut, atëherë ky opsion mund të shqyrtohet,” tha Pisonero, duke e komentuar ndarjen e mundshme të Shkupit dhe Tiranës.

Nëse vendet anëtare vendosin që vetëm Shqipëria duhet t’i fillojë negociatat, Komisioni Evropian nuk do të kundërshtonte këtë qëndrim, shpjegoi Pisonero, sepse vendi tani o plotëson të gjitha kushtet e mbetura.

Kryeministri Zoran Zaev të hënën do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me të cilën pritet të hapet kjo temë./MIA/Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...