Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Pitt është fotografuar për herë të parë pas ndarjes nga Nicole Poturalski

Brad Pitt dhe modelja Nicole Poturalski i dhanë fund lidhjes së tyre në tetor, vetëm pak muaj pasi e kishin bërë publike.

Sipas burimeve të Page Six marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.

Ndërkohë, Brad është fotografuar për herë të parë në publik pas ndarjes dhe është duke u dukur mjaftë i lumtur. Ai është parë duke shpërndarë ushqime te disa familje të varfra në Los Angeles.

Aktori ishte veshur shumë thjeshtë me një palë xhinse dhe një bluzë, duke mos harruar as maskën që kohët e fundit është bërë pjesë e gardërobës së shumë njerëzve.

Brad dhe Nicole u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

Kujtojmë se aktori u njoh për herë të parë me modelen në restorantin e partnerit të saj, Roland Mary, në Berlin. Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatëvjeçar./TCH/KP/

Postime të ngjashme

Adriana dhe Keith kujtojnë takimin e tyre të parë

Lea Muslija

Xhensila akuzohet se kopjoi këtë skenë të klipit nga këngëtarja e njohur

Lea Muslija

Bebe Rexha: Shpresoj pas disa vitesh të marr një master në psikologji

Lea Muslija

Pas Rihannës, Chris Brown akuzohet për dhunë ndaj një tjetër gruaje

Lea Muslija

Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Rita Ora

Lea Muslija

U ndanë papritur, Khloe Kardashian dhe Tristan thuhet se po i planifikonin pushimet së bashku

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...