Pjesë të disa komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike

Shkup, 16 shtator – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike, disa nga konsumatorët nga komunat Kisela Voda, Gazi Baba, Qendër  dhe Gjorce Petrov nesër do të mbeten pa energji elektrike, njoftoi QRMK – Shkup.

Në periudhën nga 07:30 deri në 13:00, përdoruesit nga rruga “Gjorgji Sugare” Nr.8, Komuna Kisela Vodë do të mbeten pa furnizim me energji elektrike, dhe nga 08:10 deri në 15:30 konsumatorët nga rrugët “Zhan Zhores”, “Ordan Pop Jordanov”, “Magjari”, “Petre Filipovski Garkata”, një pjesë e austostradës për ndriçim rrugor, Komuna e Gazi Babës.

Konsumatorët nga rruga “Todor Aleksandrov” (Ambasada Turke), si dhe një pjesë e rrugës “Blagoja Davkov”, Komuna Qendër do të jenë pa energji elektrike nga 09:00 deri në 11:00, dhe nga 09:00 deri në 12: 30 ata nga rruga Isaija Magjovski nga numri 25 deri në numrin 40, Komuna e Gjorçe Petrovit.

Related posts

Moti sot në RMV

Z H

Filloi prishja e objekteve për t’u zgjeruar bulevardi “Bllagoj Toska” në Tetovë

Z H

Mehmedoviq kërkon kthimin e testeve PCR në pikat kufitare të Maqedonisë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More