Pjesë të Studeniçanit dhe Çuçer Sandevës nesër pa energji elektrike

nga Xh M

Shkup, 11 gusht – Shfrytëzuesit nga vendbanimi Jane Sandanski deri te vendbanimi Moranë, në shtegun nga kisha deri në vendbanimin Jane Sandanski në Komunën e Studeniçanit, nesër nga ora 8 deri në ora 15:00 do të jenë pa energji elektrike.

Nga ora 9:00 deri në ora 11:30, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e fshatit Glluvo dhe një pjesë e shfrytëzuesve pranë aeroportit Stenkovec në Komunën Çuçer Sandevë.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More