Agjencia Zhurnal.mk

Pjesëmarrja e parë e Maqedonisë së Veriut në takim të NATO-s si anëtare e barabartë

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Atlantik të Veriut (NAC) në formatin e shefave të diplomacive, që do të jetë pjesëmarrja e parë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të Aleancës, si vend-anëtar i plotfuqishëm i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Pas anëtarësimit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO më 27 mars të vitit 2020 dhe pas ceremonisë së ngritjes së flamurit maqedonas në seli dhe komandat ushtarake të NATO-s, takimi i ardhshëm është ngjarja e parë punuese e ministrit Dimitrov, ku do të marrë pjesë aktive në diskutimin për çështje prioritare dhe aktivitetet e Aleancës, thuhet në kumtesë.

Duke e cekur takimin e sivjetmë, i cili për shkak të masave restriktive të vendosura pas pandemisë së koronavirusit do të mbahet përmes video konferencës, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, dje paralajmëroi se në tubim “do t’i dëshirohet mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të”.

“Madje edhe në këto kohë të vështira, vazhdojmë të shohim përpara”, deklaroi ai.

Sipas paralajmërimeve, ministrat në pjesën më të madhe do të fokusohen në koordinimin e ndihmës në luftën kundër pandemisë me koronavirusin dhe do të prezantohen masat që NATO-ja dhe anëtaret e saj do t’i ndërmarrin gjatë krizës.

“Kjo është krizë globale shëndetësore. Mendimet tona janë me të gjitha viktimat e pandemisë dhe familjeve të tyre. I falënderohemi të gjithë atyre që janë në linjat e para – punonjësve shëndetësorë, të mbështetur me përpjekje civile. NATO ka rolin e vet të ndihmojë në këtë luftë me armikun e padukshëm”, tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re, gjithashtu e shfrytëzon sistemin për përgjigje ndaj krizave të Aleancës në mënyrë që të koordinohet në nivel qeveritar.

“Do të shqyrtojmë si t’i shfrytëzojmë kapacitetet ushtarake dhe strukturën e NATO-s, për ta rritur dhe përshpejtuar mbështetjen tonë në përgjigjet nacionale ndaj Kovid-19, sepse të gjithë së bashku jemi në këtë krizë dhe përgjigja jonë e përbashkët do të jetë më efektive. Detyra kyçe e NATO-s, siguria dhe mbrojtja e mbi një miliardë njerëzve në botë, duhet të ruhet dhe duhet të sigurohemi se kjo krizë shëndetësore nuk do të shndërrohet në krizë të sigurisë”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm.

Por, në takim, krahas për përforcimin e përgjigjes së vendeve të NATO-s në përballje me krizës me Kovid-9, do të bisedohet edhe për operacionet dhe misionet themelore të Aleancës, përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit, për planin paqësor për Afganistanin dhe ndihmën për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...