Pjesëmarrje e Ministrit Mucunski në takimin joformal në formatin GYMNICH në Varshavë

nga Xh M

Shkup, 8 maj – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sot në Varshavë, Poloni, do të marrë pjesë në një drekë pune joformale në të ashtuquajturin formati GYMNICH – një takim i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për anëtarësim.

Pjesëmarrja e Ministrit Mucunski, thonë nga Ministria, zhvillohet me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosłav Sikorski, në kuadër të presidencës polake me Këshillin e BE-së.

“Diskutimet do të përqendrohen në sfidat aktuale në politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, me theks të veçantë në ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride, thonë nga MPJdheTJ.

Si pjesë e qëndrimit të tij në Poloni, Ministri Mucunski do të vizitojë memorialin në Treblinkë dhe do të vendosë lule në memorialin e hebrenjve të dëbuar maqedonas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More